
LG krijon televizorin e pare me ekran fleksibel
LG shumë shpejt do të nxjerrë në shitje modelin më të ri të televizorit me një dizajn unik dhe mjaft inovativ, i cili arrin të paloset si një poster.
Tashmë kompania ka në plan që më në fund të fillojë shitjen e versionit 65inch, edhe pse nuk ka thënë ende se sa do të kushtojë. Televizori me dizajnin e veçantë që nuk është parë ndonjëherë në modele të mëparshme, i cili ka një ekran 65-inç do të tërhiqet automatikisht me prekjen e një butoni si një derë garazhi, pra bëhet fjalë për një televizor i cili arrin të paloset si një poster duke e rrotulluar, ishin këto disa të dhëna nga një burim pranë kompanisë.
Televizori do të jetë i përbërë nga dioda organike të ndriçimit ose ekrani OLED, i cili prodhon imazhe të mprehta dhe arrin të përthyhet më lehtë se sa ekranet tradicionale LCD. Modeli i ri i televizorit LG me një dizajn të tillë do të jetë ekrani i parë në botë, me përmasa 65 inç i cili arrin të rrotullohet dhe të mblidhet njëjtë si një poster. Dizajni synon të optimizojë shfrytëzimin e hapësirës, ​​duke lejuar që ekrani i madh të jetë i paketuar në një formë më kompakte kur nuk është në përdorim. Kjo e bën ruajtjen më të lehtë, duke arritur ende rezolucion të lartë. Elementi kyç i ekranit të televizorit inovativ të LG është se ai nuk kërkon një ndriçues. Kjo i jep atij liri të rrotullohet, pra të mblidhet dhe të ruhet.
Televizorët OLED llogaritet të përbëjnë vetëm 1.1 për qind të tregut këtë vit, ndërsa LCD pretendojnë pothuajse 98 për qind, sipas të dhënave të Regjistruesit të Statistikave. Por dërgesat për njësi të televizorëve OLED do të rriten 70 për qind vitin e ardhshëm në 4 milionë nga 2.35 milionë që ishte këtë vit, tha ai. LG edhe më parë ka zbuluar planet për një televizor me një ekran të tillë me përmasat 18 inç që mund të mbështillet në të njëjtën mënyrë. Produkti i hollë sa një letër u njoftua nga gjigandi korean përpara shfaqjes së teknologjisë CES në vitin 2016, me pretendimin se teknologjia mund të përdoret një ditë në smartfonë ose në ekranet e makinave që vendosen në sipërfaqen e brendshme të një automjeti.
Televizorët OLED me inteligjencë artificiale të LG-së do të kenë Google Assistant, kështu që përdoruesit mund t'i kontrollojnë ato me komanda zanore. Dhe gjithashtu përdoruesit do të kenë qasje në 'informacione më inteligjente të përmbajtjes'. Televizioni mund të lidhet dhe të kontrollojë të gjitha pajisjet e tjera të mençura në shtëpi. LG thotë se është duke e bërë televizionin e saj OLED edhe më të mirë për 2018, me procesorin alfa 9 për 50 për qind më shumë fuqi të përpunimit të imazhit. Gjithashtu thuhet se një algoritëm i avancuar do të zvogëlojë zhurmën e imazhit. Do të ketë pesë modele në seri, duke filluar nga 55 inç e deri në përmasat 77 inç.
Më të lexuarat








